Halle Barry harron proceset gjyqësore

11/04/2011 14:10

Halle Barry shfaq gjithmonë e më shumë dashurinë për aktorin francez Olivier Martinez.

Fundjavën e kaluar, çifti i aktorëve u fotografua duke shëtitur në rrugët e Los Angeles.

Barry është në mes të një beteje gjyqësore mbi kujdestarinë e vajzës 3-vjeçare që ka me modelin kanadez Gabriel Aubry.

Aktorja mendon se ka marrë shumë vendime të gabuara përsa i përket jetës së saj sentimentale: “Mendoj se duhet ta kisha kuptuar që nuk isha tipi i përshtatshëm për martesë. Kjo gjë do më kishte kursyer shumë kohë, ankthe dhe dhimbje. Jam treguar shumë idiote.”

Top Channel