Durrës, vritet 40 vjeçari

11/04/2011 12:40

Një 40 vjeçar ka humbur jetën në Durrës, pas një sherri banal me autorin e krimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi natën e kaluar në lagjen 1 të Durrësit, në Currila.

Viktima Agim Ramçe, 40 vjeç, është qëlluar disa herë me thikë nga shtetasi Muharrem Asllani, 56 vjeç.

Sherri ka nisur në një lokal të lagjes ku palët kanë qenë së bashku.

Më pas autori nën efektin e alkoolit të konsumuar i ka shkuar në shtëpi 40 vjeçarit ku dhe e ka qëlluar për vdekje.

Ramçe është dërguar për në spital, po nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve dhe hemoragjisë.

Ndërkaq autori i dyshuar i kësaj vrasjeje me motive banale është arrestuar nga shërbimet e policisë, ndërsa është bllokuar dhe arma e krimit.

Top Channel