Femrat që pëlqen Chris Evans

10/04/2011 12:00

Nëse një femër kërkon të fitojë zemrën e Chris Evans, më parë duhet që t’i pëlqejë… qenit të tij East.

“Nëse qeni im nuk e pëlqen dhe nuk shkon mirë me të atëherë lidhja nuk mund të funksionojë”, thotë aktori amerikan.

Vetëm pas kalimit të kësaj “prove”, aktori mund të dalë me një femër për një shëtitje.

“Nuk më pëlqejnë fare darkat romantike. Ndihem më mirë nëse shëtis”, shtoi protagonist i “Captain America”.

Kandidatja e ardhshme e ish të dashurit të Jessica Biel dhe Christina Ricci duhet të plotësojë një kusht tjetër: të mbajë erë të mirë.

29-vjeçari nuk arrin ta shpjegojë qartë se cila është aroma e tij e preferuar, por thotë vetëm se duhet të jetë diçka që vjen “erë frutash”.

 

Top Channel