Twilight “mbron puthjet” me policë

09/04/2011 09:30

Dhjetëra trupa policie rrethuan dje sheshin e xhirimeve të serisë së re të filmit “Twilight”, në një përpjekje për të ndaluar reporterët që të zbulonin detaje rreth pjesës ku vampiri Edward dhe Bella martohen.

Të gjithë të apasionuarit e filmit janë duke pritur me padurim pjesën ku dy heronjtë e tyre lidhen në martesë dhe sipas producentëve, publikimi i detajeve do të dëmtonte rëndë interesat komercialë të “Twilight”.

Mbetet për të parë nëse martesa e vampirëve do të mbledhë më shumë njerëz se ajo e çiftit mbretëror midis Princin William dhe Kate Middleton, në fundin e muajit.

Top Channel