Thurman bën kohën të ngelë në vend

09/04/2011 09:45

Ema Thurman mund të jetë në prag të 40-vjetorit të saj, por vitet për të duket sikur nuk kanë kaluar, ndërsa po xhiron komedinë e saj të re.

Aktorja hollivudiane ishte e pranishme në një program televiziv me partnerin e saj në film, 23-vjeçarin Micheal Angarano.

Ata promovuan filmin e tyre “The Ceremony”, në të cilin Thurman luan rolin e një gruaje të moshuar, e cila bie në dashuri me një mashkull shumë më të ri se vetja.

”Më është dashur të punuar në këtë filmi përkrah një mashkull më të ri dhe shumë simpatik. Nuk mendoj se mund të kërkoja kushte pune më të favorshme”, deklaroi me humor Thurman gjatë programit televiziv.

Top Channel