Sheen pritet me vërshëllima në Nju Jork

09/04/2011 14:15

Vërshëllimat mbytën ovacionet, ndërsa turi personal i Charlie Sheen mbërriti në Nju Jork.

Veshja me bluzën e skuadrës së famshme të bejsbollit, “Yankees” nuk e ndihmoi ish-protagonistin e serialit “Two and a half man”, që të bënte për vete zemrat e publikut njujorkez, ashtu siç bëri disa ditë më parë në Çikago.

Aktori 45-vjeçar shoqërohej edhe në këtë etapë të turit “Torpedo for the truth”, nga tre të dashurat me të cilat ai ka një lidhje poligamike.

Në mbylljen e fjalimit të tij, Sheen komentoi në mënyrë ironike pritjen që i kishte bërë Nju Jorku. “Jeni publiku më i mirë ndonjëherë, ose të paktën një pjesë e juaja”, theksoi Sheen.

Top Channel