Kim nuk lidhet dot pas “Sex and the City”

09/04/2011 10:00

Protagonistja e serialit “Sex and the City”, Kim Cattrall, pranoi se imazhi që ka krijuar nëpërmjet rolit të saj në serial e ka bërë të vështirë që të krijojë lidhje të reja në jetën e saj personale.

Duke folur në një program televiziv, 54-vjeçarja fajësoi rolin e një femre të etur për meshkuj, atë të Samantha Jones, për dështimet e saj të fundit personale.

”Është bërë shumë e vështirë për mua dhe të gjithë meshkuj më shohin me më shumë druajtje”, deklaroi Catrall. “Shkruarja e një libri rreth orgazmës femërore gjithashtu nuk më ka ndihmuar.

Meshkujve iu pëlqen se dinë gjithçka, sidomos në atë “departament””.

Top Channel