Aguilera përjeton divorcin me djalin

09/04/2011 10:05

Christina Aguilera mund të mos jetë duke kaluar një prej momenteve të saj më të mira së fundmi, por kjo nuk e pengon që të shpenzojë kohë me djalin e saj.

Këngëtarja me famë botërore u fotografua një ditë më parë në mbërritjen e saj në aeroportin e Los Anxhelosit, duke mbajtur në krah Max e saj 3-vjeçar ndërsa ecte në terminal.

Pas tyre, Aguilera shoqërohej nga i dashuri, Matthew Rutler, i cili mbante të gjithë bagazhet e saj.

Me sa duket, Christina dëshiron të kalojë pak kohë jashtë Los Anxhelosit dhe vëmendjes së publikut, në një kohë kur divorci i saj me ish-bashkëshortin, Jordan Bratman, do të finalizohet në datën 15 prill.

Top Channel