Zgjerohet “haremi” i Charlie Sheen

08/04/2011 16:30

E dashura e tretë e Charlie Sheen, e mbajtur sekret deri tani, u bë për herë të parë publike, ndërsa iu bashkua “haremit” të aktorit në turin e tij amerikan.

26-vjeçarja Megan Levant u fotografua së bashku me dy të dashurat e tjera dhe vetë ish-aktorin e serialit “Two and a half men”, përpara se ai të ngjitej në skenën e turit të tij “torpedo of truth live”.

Pas shfaqjes, katërshja organizoi një festë private në një hotel në Çikago, ku miq të Sheen dhe vajzave u bashkuan.

Megjithatë, ndryshe nga herët e tjera, Sheen kaloi kohën vetëm duke tymosur cigare dhe marjuanë, ndërsa nuk u pa duke pirë asnjë gotë alkool.

Top Channel