Zellweger zhvishet për të varfërit

08/04/2011 16:40

E sapo divorcuar, aktorja 41-vjeçarja Renee Zellweger vendosi të zhvishej për të varfërit.

Disa foto “pikante” të aktores u publikuan ditën e sotme. Gjysmë e zhveshur, ajo reklamonte në këto poza një çantë të re të dizenjuar prej saj, ndërsa të gjitha fitimet e grumbulluara ka vendosur që t’i dhurojë për të financuar disa fondacione që luftojnë varfësinë në botë.

Çanta e Zellweger pritet të jetë një sukses, pasi ajo ka bashkëpunuar në modelimin e saj me stilistin e famshëm, Tommy Hilfiger.

Një çantë ngjyrë kremi, me lëkurë artificiale, krijimi i aktores do të kushtojë 425 dollarë dhe në çdo shitje, 140 dollarë do të shkojnë për bamirësi.

Top Channel