Witherspoon: Urrej konkurrencën mes femrave

08/04/2011 13:30

Reese Witherspoon, aktorja amerikane e cila u martua me agjentin e Hollywood-it Jim Toth disa ditë më parë, nuk e kupton arsyen pse femrat janë kaq konkurruese mes tyre.

“Kur femrat gjykojnë paraqitjen e një femre tjetër janë shumë të ashpra. Gratë duhet të mbështesin njëra-tjetrën dhe jo ta kririkojnë”, deklaroi Witherspoon për revistën Elle.

“Në botë ka hapësirë mjaftueshëm për të gjitha femrat: ka shumë meshkuj dhe shumë profesione. Nuk kuptoj pse femrat kanë rivalitet mes tyre”, shtoi aktorja.

Në fund, Reese Witherspoon theksoi se bota i vlerëson meshkujt për zotësinë dhe jo për paraqitjen e tyre.

Top Channel