Romët, misioni i pamundur

08/04/2011 17:35

8 prilli është dita ndërkombëtare e romëve, por edhe dita e premtimeve të mëdha ndaj tyre. Por si jetojnë romët në kryeqytet, cilat janë dëshirat dhe kërkesat e tyre.

TCH ka shkuar pranë bregut të lumit, në një nga lagjet më të populluara, për të pyetur sesi jetojnë ata.

“Shkojnë kalamajt për hekura që jetojmë. Unë dhe burri jemi pa punë. Fëmijët fitojnë 5-6 mijë lekë në ditë”, thotë një banore rome.

“Jetojmë me qera në një barakë, paguaj 20 mijë lekë në muaj. Lekët i gjej duke lypur me fëmijët. Kur bëj lekë rri tre katër ditë pa dalë”, thotë një tjetër rome.

Fëmijët edhe pse në moshë shkollore, qëndrojnë në baraka ose në rrugë për të lypyr, si e vetmja formë mbijetese. Një pjesë edhe sot nuk dinë të shkruajnë dhe të lexojnë.

“Klasën e parë e lashë se shkoja me mamin për të lypur. Tani rri në shtëpi… nuk di të shkuaj dhe lexoj”, shprehet Suada, një vajzë e vogël rome.

Në baraka jetojnë me dhjetra familje rome. Në to mungon uji i pijshëm dhe shpesh energjia elekrike, çka e vështirëson edhe më shumë jetesën.

“Nuk kemi ujë dhe drita. Rrimë me qiri”, thekson një grua e moshuar.

Një pjesë e madhe e familjeve rome jetojnë duke mbledhur kanaçe dhe hekura.

Vaksinimi i fëmijëve dhe regjistrimi i tyre në gjendjen civile, por edhe në shkolla mbetet një ndër prioritet kryesore, që mund të ndryshojë rrënjësisht jetesën e tyre.

Top Channel