Rikthehet lufta e Smith me jashtëtokësorët

08/04/2011 16:50

Kanë kaluar 13 vjet që kur Will Smith shpëtoi planetin duke mundur jashtëtokësorët, por për aktorin duket sikur koha nuk ka kaluar, ndërsa është rikthyer në xhirime në rolin e agjentit J, në episodin e tretë të “Man in Black”.

42-vjeçari u duk në një formë të mirë dhe në humor për t’i dhënë autografe fansave të tij të shumtë, ndërsa xhirimet u spostuan në lagjen njujorkeze të Kuinsit.

Episodi i tretë i filmit do të ribashkojë kastin origjinal të ri, përfshi Tommy Lee Jones si Agjenti K, por do të përfshirë edhe disa fytyra të reja si Nicole Scherzinger e “Pussycat Dolls” apo aktorja Alice Eve.

”Man in Black” është një prej filmave më të suksesshëm të të gjitha kohërave, pasi episodi i tij i parë në vitin 1997 grumbullua 587 milion dollarë fitime.

Top Channel