Longoria: Urrejtja nuk bën për mua

08/04/2011 16:20

Aktorja e “Shtëpiakeve të Dëshpëruara”, Eva Longoria, përfundoi duke qarë në publik, ndërsa foli për herë të parë rreth martesës së saj të dështuar me basketbollistin Tony Parker.

Divorci mes tyre u finalizua në janar, duke i dhënë fund një martese që zgjati për katër vjet. Pavarësisht diferencave që çuan në ndarje, duke folur për “Tonight Show”, Longoria i uroi ish-bashkëshortit të saj vetëm më të mirat në jetë.

”Janë të shumtë njerëzit që dëshirojnë të dëgjojnë prej meje se e urrej dhe dua t’a shkatërroj, por nuk është kjo e vërteta. Shpresoj që Tony të jetë i lumtur, pasi ai nuk është një njeri i keq.

Unë besoj tek falja dhe harresa. Fundja, kishte një arsye përse u martuam së bashku, shpresoj vetëm që me kalimin e kohës të dy të jemi në gjendje të kujtojmë vetëm pjesët më të bukura”.

Top Channel