Kardashian, bashkëjetesë me të dashurin

08/04/2011 12:05

Modelja Kim Kardashian dhe lojtari i basketbollit Kris Humphries do të bashkëjetojnë.

Edhe pse amerikania ka thënë shpesh se nëse i dashuri i saj i propozon për martesë do të thonte PO pa u menduar fare, një burim zbuloi për mediat se kur lojtari i New Jersey Nets po i fliste për të jetuar bashkë, Kim u turbullua shumë.

“Kardashian ndjen se bashkëjetesa është një hap shumë i madh drejt martesës”, tha burimi.

Top Channel