Justin Bieber, “blerja” e re e Barcelonës

08/04/2011 09:25

Justin Bieber, adoleshenti më i famshëm në botë, zbriti në fushën e stërvitjes ditën e djeshme së bashku me pjesëtarët e ekipit të parë të Barcelonës.

Këngëtari është në Spanjë për turin e tij dhe vendosi të vizitonte Qytetin Sportiv të klubit katalanas ku filloi stërvitjen nën urdhrat e Pep Guardiolës, trajnerit të Barcelonës.

Gjithashtu, Bieber luajti një ndeshje 3 kundër 3 në të cilën morën pjesë lojtarët e ekipit kampion të Spanjës: Thiago, Bojan Krkic, Fontas dhe Benja.

Edhe pse la mbresa të mira në përdorimin e topit, kanadezi do të vazhdojë t’i dedikohet botës së muzikës ku është një idhull për të gjithë adoleshentët.

Top Channel