Jennifer Aniston: Do martohem me George Clooney

07/04/2011 13:20

Jennifer Aniston është lodhur nga spekullimet e shumta mbi jetën e saj private.

Aktorja mendon se zgjidhja është që të propozojë për martesë kolegun e saj George Clooney sepse ata janë beqarët më të famshëm të Hollywood-it.

“Kjo do t’i mbyllte gojën njerëzve! Do telefonoj Clooney dhe do i propozoj që të martohemi bashkë dhe të bëjmë fëmijë”, tha Aniston.

Sigurisht që kjo gjë është vështirë të ndodhë sepse aktori ka një lidhje me prezantuesen italiane Elisabetta Canalis.

Gjithsesi, protagonistja e serialit Friends, për momentin mbështetet tek miqtë e saj: “Miqtë janë të domosdoshëm. Janë ata që të ndihmojnë në momentet e vështira. Miqtë janë si një familje e dytë.”

Top Channel