Hathaway mbron Oscarin më të keq të historisë

07/04/2011 17:05

Aktorja hollivudiane, Anne Hathaway, mbrojti prezantimin që ajo i bëri “mbrëmjes Oscar më të keqe të të gjitha kohërave”, ndërsa theksoi se kritika u tregua shumë e ashpër me të dhe kolegun e saj Franco.

Duke folur në programin “US Morning”, Hathaway tha: “Kritika ishte shumë e ashpër. Ata e cilësuan si shfaqjen më të keqe ndonjëherë dhe mendoj se kjo është e tepruar.

Tani e mendoj atë mbrëmjes në disa mënyra. Pati një pritje kritike dhe kjo ishte e tmerrshme, por njëkohësisht edhe shumë njerëz që më kanë ndaluar pas shfaqjes dhë më kanë thënë se ishte fantastike.

Personalisht, mendoj se gjithçka doli shumë mirë. E pashë sërisht transmetimin me familjen time dhe të gjithë e pëlqyem shumë”.

Top Channel