Britney Spears, turi në kaos

07/04/2011 11:45

Shefat e studios Sony janë shumë të shqetësuar pasi Britney Spears kërkon të shtyjë turin e promovimit të albumit Femme Fatale që është vendosur të fillojë më 1 qershor të këtij viti, në Kaliforni.

“Britney i ka thënë menaxherëve të saj se kërkon që të shtyhet turi për shkak se nuk ndihet ende gati. Ajo do që gjithçka të shkojë mirë dhe të jetë perfekte”, tha një burim pranë këngëtares.

“Ajo tashmë është në konkurrencë me këngëtare si Rihanna dhe Lady Gaga kështu që nuk do të japë një shfaqje mediokre. Por, problemi është se gjithçka është programuar dhe tashmë po bisedohet që të paktën të shtyhet deri në shtator fillimi i turit”, shtoi burimi.

Top Channel