Tiranë, protestë e invalidëve

06/04/2011 16:50

Një djalë i ri, rreth 20 vjec, i cili në pamundësi ekonomike për të patur të gjithë kujdesin higjenik dhe mjekësor, ka përfunduar me plagë në gjithë trupin.

Në emër të tij, Bajram Tirana i bën apel qeverisë shqiptare që të plotësojë kërkesat e tyre.

“Trupi i një individi paraplegjik është ky që shikoni në foto. Sikur të mos kishim njerëz, miq e të tjerë që na ndihmojnë, sot nuk do të na shikonit këtu”, ka deklaruar Bajram Tirana, kryetar i shoqatës së paraplegjikëve të Tiranës.

Bashkë me Bajramin, dhjetëra para dhe tetraplegjikë janë vendosur para kryeministrisë, ku kanë kërkuar për të disatën herë që të marrin të paktën 80 litra karburant në muaj, pagesa mujore për paaftesinë të jetë 10.200 nga 9.500 lekë që është aktualisht dhe paketa higjenosanitare të jetë 30 mijë lekë.

“Kërkojmë që karburanti të na vejë në 80 litra, paketa hidrosanitare në 30 mijë lekë dhe respektimin e ligjit për rritjen e pagesës minimale, që është nën 9.500 lekë të vjetra”, ka deklaruar kryetarja e shoqatës së invalidëve.

Përfaqësuesit e shoqatës së para dhe tetraplegjikëve kanë kërkuar rimbursim të ilaceve dhe kanë theksuar se protestat e tyre do të vijojnë derisa qeveria të plotësojë kërkesat e tyre ligjore.

Top Channel