javën e “gjithëpërfshirjes”.  " /> javën e “gjithëpërfshirjes”.  ">

Shfaqja e “gjithëpërfshirjes” në Tiranë

06/04/2011 19:45

Makth, forcë, energji, kënaqesi, varësi ndaj së keqes, romancë apo hakmarrje dashurie. Kjo ishte mënyra e komunikimit të balerinëve të “Stopgap Dance”, në
javën e “gjithëpërfshirjes”. 

Siç tregoi emisioni i pasdites në “Top Channel”, për gati 50 minuta, grupi anglez bëri për vete publikun me lëvizjet në skene dhe gjuhën e trupit.

Të aftë të përçonin ndjesitë të shumta, fushata e
organizuar nga fondacioni “Vodafone Albania” dhe shoqata britanike “British Council”, për integrimin e personave me aftesi të kufizuara në skenën e “Akademisë së Arteve”, u shfaq në Tiranë.

”Ishte një shfaqje e rrallë dhe unike. Efekti më saj është i madh në Shqipëri. Qëllimi ishte përdorimi i artit për të shpërndarë dhe përhapur kulturën e gjithëpërfshirjes në shoqërinë shqiptare”, deklaroi përgjegjësi, Albi Greva.

Kërcimi është mundësi për të shprehur një lloj lirie. Nëpërmjet tij mund
të kuptohet se gjithçka bëhet e mundur, ndërsa ai është një mjet i mirë për të kapërcuer pengesat dhe për t’i dhënë sadopak lumturi njerëzve me aftësi të kufizuara fizike.

”Nëpërmjet lëvizjeve artistike, përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara, kuptuam emocionet e forta që transmetonte kjo vepër artistike. E veçanta është që këtë vit e sollëm për herë të parë këtë përvojë në Shqipëri”, shtoi Greva.

“Stopgap Dance” është një kompani kërcimi që punon me pasion të madh në
këtë lloj drejtimi. Pesë kercimtarë karizmatikë  falë konceptit bazë, arrijnë të
kombinojnë fortë teknikën bashkëkohore të kërcimit, me atë të frymëzuar nga
teatri.

Angazhimi për të sfiduar paragjykimet, në një botë imagjinare ”të emocioneve të shtypura”, bëhet tashmë pjesë e përvojave edhe në Shqipëri:

”Arti flet me zemër, ofron mundësi të mrekullueshme dhe është e drejtë e njerëzve me aftësi të kufizuara që të shndërrohet në pjesë e artit”, përfundoi Greva.

Shfaqja e ofruar në Tiranë u morr dukshëm me jetën e njerëzve. Laura Jones, 28 vjeç,  që interpretoi mbi karrige me rrota, na tha shumë.

Historia e saj, kur në moshen 16-vjeçare, nga një dëmtin në shtyllën kurrizore humbi të ecurin, tregon se pasioni për kërcimin, edhe në kushte të tilla nuk njeh limit.

Kjo dhe disa shfaqje të tjera në Elbasan, Vlorë, Berat e Shkodër, kujtojnë se gjuha e trupit është një komunikim universal dhe se ajo mund të kuptohet nga të gjithë. 

Top Channel