Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton, puthje pasionante nën Kullën Eiffel
Angelina Jolie mund të jetë duke adoptuar ose ka adoptuar një fëmijë të shtatë, lajmëruan sot gazetat amerikane, pasi një tatuazh i ri u shfaq në rradhën e tatuazheve që i ka dedikuar fëmijëve të saj.
35-vjeçarja ka vendosur koordinatat gjeografike të secilit prej fëmijëve të saj në krahun e majtë, ndërsa në radhë është shtuar së fundmi edhe një koordinatë e re për të cilën Jolie nuk ka dhënë shpjegime.
Duke studiuar gjatësinë dhe gjerësinë gjeografike, qyteti i bërë tatuazh prej Jolie i bie të jetë Oklahoma, prandaj mund të bëhet fjalë edhe për bashkëshortin e saj, Brad Pitt, i lindur pikërisht në këtë qytet.
Jolie, e cila është duke inspektuar aktualisht kufirin Tunizi-Libi, ka gjashtë fëmijë, midis të cilëve dy të sajët dhe katër të adoptuar.
Koordinatat shprehin vendlindjen e fëmijëve, me Maddox që ka lindur në Kamboxhia, Pax në Vietnam, Zahara në Etiopi, Shiloh në Namibi dhe binjakët Vivienne dhe Knox në Francë.
Top Channel