Nuk jemi mësuar të shikojmë Nicole Kidman me flokët e shkatërruara nga era, me faqe të kuqe dhe duke marrë frymë me vështirësi nga lodhja e madhe.

Këto ditë, aktorja australiane është duke xhiruar skenat për filmin e saj më të ri, në San Francisko, Kaliforni.

Kidman do të interpretojë reporteren e luftës Martha Gelhorn, e cila rrezikoi jetën duke mbuluar ngjarjet e Luftës Civile në Spanjë dhe disa betejave të tjera gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gelhorn ka qenë gjithashtu gruaja e autorit të famshëm Ernest Heminguej.

Filmi me titull Hemingëay & Gelhorn ka si producent James Gandolfini.

Top Channel