Lokerbi, rebelët libianë kërkojnë ndjesë

06/04/2011 02:45

Udhëheqësit e rebelëve në Libi kërkuan ndjesë për atentatin ndaj avionit që u rrëzua në vitin 1989 në Lokerbi të Skocisë.

Gjatë këtij atentati terrorist gjetën vdekjen 270 personat që ndodheshin në bord, pjesa më e madhe e tyre amerikanë.

Rebelët në deklaratën e tyre, shprehin keqardhjen për sulmin ndaj civilëve dhe premtuan se do të ndihmojnë në hetimin e ngjarjes.

Gedafi ka pranuar përfshirjen e Libisë në atentatin e Lokerbisë, por nuk ka pranuar kurrë se sulmi terrorist është bërë me urdhër dhe me dijeninë e tij.

Top Channel