Libia emëron Ministrin e Jashtëm

06/04/2011 02:00

Abdelati al Obeidi u emërua Ministër i Jashtëm i Libisë pas braktisjes së kësaj detyre nga ana e ish-ministrit Musa Kusa.

Emërimi në krye të diplomacisë është marrë nga qeveria libiane pas një turi diplomatik në Turqi, Greqi e Maltë të Obeidit në postin e zv/ministri të Jashtëm.

Posti mbeti bosh pas largimit të ish-ministrit Kusa, një ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të Gedafit, për në Britaninë e Madhe. Sapo mbërriti në vendin ishullor, Kusa njoftoi braktisjen e detyrës së tij si Ministër i Jashtëm i Libisë.

Top Channel