Japoni, ndalet rrjedhja radioaktive

06/04/2011 01:15

Është ndaluar derdhja e ujit radioaktiv nga reaktorët e Fukushimës në oqean.

Kështu njoftoi kompania manaxhuese e centralit bërthamor që pas tërmetit e tsunamit po alarmon Japoninë.

TEPCO, njoftoi se ka arritur të bllokojë rrjedhjen radioaktive prej reaktorit numër 2 në ujërat e oqeanit ku u regjistrua një sasi jodi radiaktiv rreth 7.5 milion herë me e lartë se normalja.

Ndërkohë, në vendin ishullor janë ndezur debatet mbi përgjegjësinë dhe mbi masat e marra për të përballuar krizën bërthamore, e cila sipas kritikëve ka gjetur të papërgatitur TEPCO-n.

Top Channel