Holmes kthehet gjysmë shekulli pas

06/04/2011 16:35

Aktorja hollivudiane, Katie Holmes, është detyruar të rikthehet gjysmë shekulli pas në kohë, ndërsa ka fituar një rol protagonisteje në një serial që portretizon jetën e familjes Kennedy.

Një ditë më parë, ajo u shfaq në sheshin e xhirimit me një palë pantallona të gjata të bardha dhe një bluzë të gjatë me të njëjtën ngjyrë, ndërsa herë të tjera është veshur me fustane të gjata, të cilat sot konsiderohen “demode”.

Një kërkesë e rolit, ka qenë shumë interesante të shikoje Holmes, e cila po përgatit një festë 20 mijë dollarëshe për ditëlindjen e pestë të vajtës së saj, me një veshje aspak të zakonshme për të.

Top Channel