Film i ri për Catherine Zeta-Jones

06/04/2011 12:20

Catherine Zeta-Jones do të jetë pjesë e kastit të filmit amerikan të regjizorit Gabriele Muccino, Playing the Field.

Filmi tregon historinë e një futbollisti që pas një karriere brilante, por të shkurtër, në një skuadër europiane kthehet në SHBA për të rindërtuar jetën dhe të rifitojë djalin e tij të lënë në plan të dytë për shkak të futbollit.

Aktorja do të interpretojë rolin e një ish-gazetareje sportive dhe producenteje televizive e cila tenton të ndihmojë protagonistin e filmit, të interpretuar nga Gerard Butler, për të gjetur një punë.

Në kastin e filmit janë edhe Jessica Biel, Uma Thurman dhe Dennis Quaid. Xhirimet kanë filluar të hënën e kaluar, në Luiziana.

Top Channel