Fier, vret të atin, arrestohet 45-vjecari

06/04/2011 16:30

Policia e Fierit arrestoi shtetasin Aleko Rrapi, 45 vjec, me akuzën e vrasjes. Ai ka qëlluar dhe vrarë për motive të dobëta babanë e tij 84-vjecar, Koli Rrapi.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre disa ditë pasi 45-vjecari, një i sëmurë mendor, kishte dalë nga spitali psikiatrik i Vlorës.

Ai jetonte me babanë e tij dhe dje e ka qëlluar dhe vrarë atë me mjete të forta.

Pak ditë më parë një tjetër i sëmurë mendor në fshatin Donofose të Beratit qëlloi dhe vrau me mjete të forta një fëmijë 9-vjecar.

Top Channel