Serena harron tenisin në diellin e Majemit

05/04/2011 09:25

Serena Williams dukej e relaksuar dhe tërësisht e shkëputur nga bota e tenisit, ndërsa u fotografua një ditë më parë duke pushuar në një plazh në Majemi, në mesin e një kalendari të ngjeshur të kompeticioneve të rëndësishme.

Williams, e cila pranoi pak kohë më parë se ndihej shumë e stresuar, vendosi që të harrojë për pak kohë konkurrencën e sportit, për të gjetur formën e duhur mendore e fizike.

Vetëm pak javë më parë, ish-numri një i tenisit botëror femëror u detyrua t’i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale në mushkëri, pasi një edemë e papritur pulmonare kërcënoi jetën e saj.

Top Channel