PornWikileaks, zbardh sekretet e pornografisë

05/04/2011 02:50

PornWikileaks, është faqja e internetit e cila ashtu si Wikileaks për muaj me radhë tronditi zyrtarët amerikanë duke publikuar sekretet diplomatike, po tenton me të njëjtën mënyrë të trondisë industrinë pornografike duke publikuar emrat dhe të dhënat e sakta të aktorëve të filmave të kësaj industrie.

Por nëse për aktorët profesionistë të industrisë së pornografisë në SHBA, ky nuk përbën problem, telashet lindin për ata që e mbanin të fshehur hobin e tyre, duke u maskuar para familjarëve, të afërmve e shoqërisë.

Faqja ka botuar deri më tani emra e të dhëna të sakta për 1500 aktorë të filmave hard.  Publikimi ka sjellë reagimin e parë, dy mësuese janë shkarkuar në Shtetet e Bashkuara pasi u zbuluan se në rininë e tyre kishin xhiruar filma pornografikë.

Rrjedhja e këtij informacioni, që në të shumtën e rasteve përbën sekret për industrinë e filmave të këtij lloji, mendohet se ka ndodhur nga një klinikë mjekësore, klinikë ku aktorët iu nënshtronin testeve për HIV/AIDS një herë në muaj duke lënë të dhënat personale të sakta.

Faqja e internetit, sipas medias britanike është themeluar nga një gazetar i industrisë pornografike dhe mendohet se zotëron të dhënat e sakta për aktorët që kanë marrë pjesë në filmat hard në 13 vitet e fundit në Kaliforni.

Top Channel