Nju Jorku, në ankth nga vrasësi serial

05/04/2011 08:45

Tre trupa të dekompozuar u gjetën mbrëmë në një plazh pranë Nju Jorkut, duke e çuar në tetë numrin e kufomave të gjetura në atë zonë.

Sipas burimeve policore të kontesë së Sufolkut, pjesë e shtetit të Nju Jorkut, është pothuajse e sigurt që përgjegjës për vrasjet ka qenë një vrasës serial, edhe sepse të gjithë viktimat e njohura janë femra.

Katër gra që punonin si prostituta u gjetën të pajeta në fundin e 2010-s, ndërsa një trup nuk është mundur të idenfikohet.

Tre kufomat ndodheshin të groposura rreth 70 kilometra në jugun e Long Ajlandit, por vetëm disa qindra metra larg vendit ku u gjetën viktimat e para.

Top Channel