Franca në flakë, 550 mijë protestues në shesh/ 1,200 arrestime dhe 150 efektivë të plagosur, 17-vjeçari humb dorën në Saint-Etienne
Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me valën e arrestimeve të policisë kineze ndaj disidentëve.
Qëndrimi i Brukselit është shprehur mëngjesin e sotëm në Pekin nga përfaqësuesi i BE, i cili i ka cilësuar veprimet e qeverisë si “arrestime arbitrare”.
I fundit që ra në rrjetën e policisë kineze ka qenë artisti i njohur Ai Weiwei, i cili u prangos ditën e diel.
Cështja e disidentëve ka shkaktuar shumë polemika mes Perëndimit dhe superfuqisë aziatike, sidomos në rastin e Liu Xiaobo, i cili u shpall fitues i cmimit Nobël për Paqen.
Por ai nuk arriti ta merrte atë pasi mbahej dhe vazhdon të mbahet në një burg të sigurisë së lartë në Kinë, pasi konsiderohet nga shteti kinez si një kriminel i rrezikshëm.
Top Channel