Presidenti Trump zbulon operacionin e fshehtë në Ngushticën e Hormuzit: U kaluan 100 milionë fuçi naftë pa u bllokuar nga Irani
Jemeni pranoi zyrtarisht një ftesë nga vendet arabe për të ndërmjetësuar, ndërsa duket se presioni i javëve protesta do të detyrojë presidentin Ali Abdullah Saleh që të japë dorëheqjen pas 32 vitesh në drejtimin e vendit më të varfër në botën arabe.
Këshilli i Bashkëpunimit të Vendeve të Gjirit Persik do të bashkojë Saleh me përfaqësuesit e opozitës në bisedime që do të zhvillohen javën e ardhshme në Arabinë Saudite.
Nuk dihet nëse opozita do të pranojë ofertën e ndërmjetësimit. Të paktën 21 persona mbetën të vrarë një ditë më parë ndërsa policia hapi zjarr ndaj protestuesve në qytetet e Taizit dhe Hudaidës.
Top Channel