Itali, kapen 300 kg drogë nga Shqipëria

05/04/2011 13:35

Policia e qytetit të Leces ka sekuestruar sot një sasi droge prej 300 kilogramësh, e llojit marijuanë, që kishte mbërritur në brigjet e Italisë me motoskaf nga Shqipëria.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave agjentët e policisë kanë arritur të arrestojnë drejtuesin e skafit, që është një shtetas shqiptar.

Megjithatë, burimet shtojnë më tej se agjentët po hetojnë edhe për persona të tjerë të dyshuar se janë përfshirë në këtë trafik droge.

Pavarësisht moratoriumit të skafeve të vendosur nga qeveria në brigjet jugore të Shqipërisë, trafiku i drogës përmes detit ka dhënë së fundmi shenja ringjalljeje.

Top Channel