Itali, blic kundër mafias kalabreze

05/04/2011 09:30

Një operacion i gjerë i policisë italiane po zhvillohet në Rexho Kalabria, me qëllim arrestimin e 26 personave, anëtarë të mafias kalabreze.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave operacioni i forcave të rendit ka në shënjestër dy klanet kriminale Tegano dhe Labate.

Sipas burimeve, të gjithë personat duhet të përgjigjen për pjesëmarrje në organizata mafioze.

Në kuadër të operacionit, ku përvec agjentëve kalabrezë marrin pjesë edhe efektivë nga Roma, po kryhen edhe kontrolle të shumta.

Top Channel