Holmes, një kalë dhe pishina për vajzën

05/04/2011 09:15

Suri Cruise mund të jetë fëmija më i famshëm në Hollivud, prandaj nuk është një surprizë që nëna e saj, Kate Holmes, është duke planifikuar një festë madhështore, për ditëlindjen e pestë të vajzës së saj.

Ish-ylli i “Dawson’s Creek”, duke folur në një radio amerikane, deklaroi se është e vendosur t’i dhurojë vajzës një ditëlindje të paharrueshme.

”Ajo dëshiron një kalë pellushi me përmasat e një kali të vërtetë dhe që të shpenzojë kohë me shoqet në pishinë. Përveç tyre, kemi planifikuar edhe disa surpriza të tjera për Surin”, deklaroi Holmes.

Top Channel