Chris Brown ndryshon deklaratën dhe pranon akuzën për sulm, producenti muzikor kërkon drejtësi pas incidentit në klub
Rezultatet paraprake të zgjedhjeve presidenciale në Haiti sugjerojnë fitues do të shpallet muzikanti Micheal Martelly, i njohur ndryshe si “Sweet Micky”.
Me shumicën e votave të zgjedhjeve të 20 marsit të numëruara, ai ka një kryesim të thellë ndaj ish-Zonjës së Parë dhe senatores haitiane, Mirlande Manigat, lajmëruan agjensitë ndërkombëtare të lajmeve.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte tepër e lartë dhe procesi i votimit paqësor, ndonëse të dy kandidatët kanë akuzuar njëri-tjetrin për vjedhje.
Haiti është përfshirë nga një proces i dhimbshëm dhe i gjatë rindërtimi pas tërmetit shkatërrimtar të janarit 2010, ndërsa epidemia e kolerës në vend është duke shkaktuar shumë vdekje.
Disa qindra mijëra të pastrehë jetojnë ende në kushte mizerabël dhe të varur krejtësisht nga ndihmat e huaja, në “qytetet” e tendave të improvizuara në kryeqytetin e shkatërruar, Port au Prince.
Top Channel