Franca në flakë, 550 mijë protestues në shesh/ 1,200 arrestime dhe 150 efektivë të plagosur, 17-vjeçari humb dorën në Saint-Etienne
Muamar Gedafi, lideri i Libisë u shpreh i gatshëm për gjetjen e një zgjidhjeje politike që do t’i jepte fund luftimeve në vend.
Nëpërmjet një njoftimi për mediat, qeveria libiane deklaron se Libia është gati për të diskutuar nevojën e reformimit të sistemit të saj politik. Megjithatë, thuhet në njoftim, Gedafi duhet të qendrojë në pushtet.
“Vetëm populli libian ka të drejtë të vendosë nëse Gedafi duhet të qendrojë në Libi apo jo”, thuhet në njoftimin e autoriteteve libiane duke shprehur gatishmërinë për mbajtjen e zgjedhjeve.
Në njoftim, shprehet gjithashtu edhe vullneti i Libisë për të arritur një zgjidhje politike edhe me fuqitë ndërkombëtare për mbajtjen e një referendumi, zgjedhjeve apo për ndërmarrjen e reformave për demokratizimin e sistemit politik në vend.
Top Channel