Eva Longoria publikon libër kuzhine

05/04/2011 16:15

Aktorja Eva Longoria ka befasuar të gjithë kur prezantoi librin e saj të kuzhinës.

Protagonistja e serialit Shtëpiake të Dëshpëruara ka nxjerrë në treg një libër me 100 receta pjatash tradicionale në të cilin përfshihen edhe ushqime latinoamerikane.

Longoria e ka prezantuar Eva’s Kitchen në një library të New York-ut.

Gjithashtu, libri përmban foto të jetës familjare të Evës, të miqve dhe kuriozitete nga jeta e saj.

Top Channel