17 vjet pa të “pavdekshmin” Kurt Cobain

05/04/2011 09:45

Ditën e sotme u mbushën 17 vjet nga vdekja tragjike e Kurt Cobain, në 5 prill 1994, por trashëgimia që ai la pas nëpërmjet “Nirvana”-ve mbetet edhe sot shumë aktuale.

Ashtu siç shkruante sot gazeta amerikane “Time”, ai vlerësohet gjerësisht si këngëtari rock me më shumë ndikim ndonjëherë.

Lideri dhe kitaristi i “Nirvana”, në bashkëpunim me “Foo Fighters” dhe Dave Grohl, prodhoi tre albume të plota shumë të suksesshme, si “Nevermind” në vitin 1991 dhe “Smells like teen spirit”.

17 vjet më vonë, këngët e këtyre dy albumeve vazhdojnë të jenë tepër të zakonshme dhe luhen vazhdimisht në stacionet e radiove.

Nirvana dhe Cobain veçanërisht konsiderohen si pionerët e muzikës “grunge rock”, ndërsa citohen edhe si banda e parë që krijoi një rock alternative si një rrymë komerciale.

Kurt është vlerësuar nga kritikët si zëri më i mirë e brezit të tij, ndërsa legjenda e tij duket se ka vetëm gjasa që të zmadhohet me kalimin e viteve, edhe pse është e qartë që mënyra e tij e jetesës ishte tepër kontradiktore.

Ndërsa mbetet pa dyshim një këngëtar i mrekullueshëm, ai ishte vazhdimisht i zhytur në depresion dhe i varur nga heroina. Cobain pati një marrëdhënie të vështirë edhe me dashurinë e jetës së tij, Courtney Love, që shumë fansa e konsiderojnë si vrasësen e këngëtarit.

Cobain u vetvra me një pistoletë në Siatëll, në 5 prill 1994, ndërsa ishte vetëm 27 vjeç.

Top Channel