Sigourney Weaver beson tek jashtëtokësorët

04/04/2011 12:40

Sigourney Weaver është plotësisht e bindur për ekzistencën e jetës në planetet e tjera dhe se qeveria amerikane fsheh informacion mbi UFO-t.

“Mendoj se ka një departament që merret vetëm me mbulimin e informacionit mbi qeniet e planeteve të tjera”, u shpreh aktorja për revistën gjermane ‘TV Spielfilm’.

Mbase këto mendime aktorja 61-vjeçare i ka për shkak të interpretimit në filmin ‘Alien’.

Por, Weaver nuk është e vetmja që beson tek UFO-t. Aktori Keanu Reeves ka thënë kohët e fundit se është i sigurtë mbi ekzistencën e alienëve ndërsa këngëtari Robbie Williams ka shkuar më larg duke theksuar se jashtëtokësorët e kanë vizituar 3 herë me anije kozmike në shtëpinë e tij.

Top Channel