Listat, PS bën dy padi në prokurori

04/04/2011 16:05

Partia Socialiste paditi sot në prokurori kryetarin e njësisë bashkiake numër dhjete dhe shefen e zyrës së gjendjes civile të kësaj njesie.

Opozita i akuzon dy zyrtarët për manipulim me dashje të listave të zgjedhësve.

“Sapo depozitova kallëzim për këta dy zyrtarë, për manipulim me dashje të listave zgjedhore. Kam një mesazh për Saliun dhe Lulin, ta harrojnë votën e kryeqytetasve, sepse ata do t’i thonë kurrë më pushtetit që vjedh dhe që vret”, ka deklaruar deputetja Ledi Shamku.

Top Channel