Lady Gaga, në tur me mamanë

04/04/2011 09:40

Lady Gaga po shoqërohet në turin e saj të koncerteve nga… mamaja.

Sipas The Sun, nëna e këngëtares së famshme i është bashkuar turit për të kontrolluar vajzën.

Vitin e kaluar, Lady Gaga anulloi disa koncerte për shkak të problemeve me alkoolin dhe Cynthia Germanotta është e vendosur që kjo gjë të mos ndodhë më.

Një burim pranë Lady Gaga u shpreh: “Ajo mund të jetë një yll i veçantë i muzikës, por marrëdhënia e saj me prindërit është shumë tradicionale. Mamaja e Lady Gaga mendon se ajo nuk ushqehet mirë dhe se pi shumë alkool. I është bashkuar turit për ta kontrolluar më mirë.”

Top Channel