E dashura e Ronaldos i reziston tundimit

04/04/2011 17:20

Trupi i saj i zhveshur e ka bërë të fitojë me miliona dollarë, por modelja Irina Shayk mund t’i rezistonte tundimit për të dalë me rroba banjo, ndërsa me qindra persona e bënë diçka të tillë pranë saj.

E dashura e Cristiano Ronaldo-s, e zgjedhur si imazhi i këtij viti nga “Sports Illustrated Swimsuit” dhe modelja më e famshme në botë për veshjet intime, ishte e pranishme në hapjen e sezonit veror në hotelin “The Venetian”, në Las Vegas.

Ndërsa me qindra persona zhfrytëzuan promovimin e ditës së parë për t’u argëtuar në pishinat dhe ambientet e tjera të mrekullueshme të hotelit me pesë yje, Irina u mjaftua me aperitivët, ndërsa nuk hoqi asnjëherë veshjen e saj të këndshme ngjyrë kremi.

Top Channel