PS hap fushatën në Njësinë nr.1

03/04/2011 19:15

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte në Njësinë Bashkiake nr. 1 këtu në Tiranë për të prezanuar kandidatën socialiste në zgjedhjet e 8 majit, Lindita Nikolli.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PS-së tha se Lindita Nikolli është e vetmja alterantivë për minibashkinë numër 1 përballë alternativës, sic tha ai, të politikës së vjetër.

Rama vlerësoi punën e bërë në këtë njësi bashkiake.

“E kemi kthyer Tiranën model të suksesshëm e të hapësirës europiane. Lindita është Tirana që ne duam ndaj alternativave të politikës së vjetër”, tha Rama.

Më tej, lideri socialist akuzoi kryeministrin dhe kreun e mazhorancës, Sali Berisha se ashtu sic po mban peng zhvillimin e Shqipërisë, kërkon të mbajë peng edhe Tiranën.

“Berisha kërkon të marrë peng Tiranën, ashtu sic ka bërë me gjithë Shqipërinë”, u shpreh Rama.

Lindita Nikolli kandidon për një tjetër mandat në krye të Njësisë Bashkiake numër 1.

Top Channel