Prifti: Kam video të tjera

03/04/2011 15:15

Dritan Prifti ka deklaruar për të përjavëshmen Mapo, se, disponon video më të tmerrshme se ajo që publikoi, për kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Gjatë një interviste në të cilën ai komenton zhvillimet e fundit politike në vend, është shprehur edhe për hetimet më të fundit për korrupsion, shkak për të cilin i hoqën imunitetin dhe është nën hetim.

Paralajmërimi i Priftit, për prova edhe më të rënda filmike të korrupsionit shtetëror edhe më të lartë se ai i ish-zëvendëskryeministrit Meta, do të ishin një alarm për situatën politike në vend, nëse vetë deputeti Prifti do të pranonte publikimin e tyre.

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës deklaron se, nuk ka asnjë garanci se videot nuk do të përdoren edhe kundra tij, ndaj ai është i vendosur të mos i publikojë ato asnjëherë.

Sipas Dritan Priftit, dikush e ka sulmuar atë me armët që ai disponon, pikërisht biseda të inçizuara nga njerëz që ushtrojnë presion ndaj tij politikisht për afera korruptive gjatë kohës që ai drejtonte Ministrine e Ekonomisë dhe Energjitikës.

Shprehimisht Prifti deklaron se përdoren në mënyrë të jashtëligjshme videot e tij për t’i mbyllyr gojën që të ndalojë misionin.

Dy muaj më parë Dritan Prifti publikoi në emisionin Fiks Fare në Top Channel një video ku shfaqej ai dhe kreu i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim që kërkonte favorizime për biznesmenë të caktuar pjesëmarrës në tendera që zhvillonte Ministria e Ekonomisë.

Mirëpo gjatë hetimeve për autenticitetin e videos së publikuar prokuroria deklaroi se kishte zbuluar edhe një video tjetër që e implikonte vetë denoncuesin Prifti dhe për këtë arsye kërkoi heqjen e imunitetit për të dy deputetët.

Top Channel