Meta: Zgjedhje për qytetarin, jo për politikën

03/04/2011 12:45

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, hapi fushatën elektorale në qarkun e Beratit.

Meta prezantoi kandidatin e “Aleancës për Qytetarin” në bashkinë e Corovodës.

“Vitin e parë të qeverisjes koalicioni bëri të mundur liberalizimin e vizave. Më 8 maj zgjedhjet janë për qytetarin, jo për politikën. Vota për kandidatët e “Aleancës për Qytetarin” është votë për ndryshimin”, u shpreh Meta në fjalën e tij.

Gjithashtu, kreu i LSI-së premtoi se “do të ndërtohet rruga Përmet-Skrapar”.

Para aktivitetit u mbajt nje minutë heshtje në nder të Baba Reshat Bardhit.

 

 

Top Channel