Premiera e “Traviatës”

02/04/2011 20:50

Opera “Traviata” e Giuseppe Verdit është premiera më e fundit e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Vepra vjen me regji të Nikolin Gurakuqit dhe pjesëmarrjen e orkestrës, korit dhe trupës së baletit të këtij institucioni.

Gjatë katër mbrëmjeve që “Traviata” do të ngjitet në skenë, roli i Violetës do të interpretohet nga Eva Golemi dhe Ramona Tullumani.

Alfredo nga italiani Fabio Andreotti dhe Gastoni nga Erlind Zeraliu e Denis Skura.

Pas premierës së sotme, Traviata do të shfaqet pranë TKOB edhe në datat 3, 5 dhe 6 prill në orën 19:00.

Top Channel