Nigeri, shpërthen cisterna, 50 të vdekur

02/04/2011 12:00

Një kamion-cisternë është përmbysur në një fshat në qendër të Nigerisë, duke shkaktuar një zjarr që u ka marrë jetën 50 personave.

Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave flakët përfshinë 17 makina që ndodheshin në një pikë kontrolli.

Burimet saktësojnë se ngjarja ka ndodhur në afërsi të qytetit Bauki dhe shumë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mbi 17 mijë persona kanë vdekur dhe 73 mijë kanë mbetur të plagosur si pasojë e aksidenteve në vend në periudhën 2007-2009.

Top Channel